LajmeRajon

Edit Harxhi: Vuçiçi nuk mund të nënshkruante kapitullimin e tij

Anëtarja e Kryesisë së PD, Edit Harxhi, eksperte e shkencave politike dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare ka dhënë mendimin e saj mbi marrëveshjen e fundit Kosovë–Serbi, përpjekjet që u bënë së fundmi në Ohër nga SHBA dhe BE për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre.

“Asnjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, – komentoi Harxhi në Fb. –  Siç ishte pritur, palët nuk ishin përgatitur për marrëveshje të madhe megjithëse kryeministri Kurti i gëlltiti shumë premtime të mëparshme. Aneksi i marrëveshjes së mbetur në letrat e BE-së kërkon që neni 7 që flet për vetëmenaxhimin e komunave serbe dhe extra-territorialitetin e Kishës Serbe në Kosovë të zbatohet menjëherë.

Mendoj që kryeministri Kurti shkoi në këto bisedime duke menduar se Serbia nuk do të nënshkruajë. Kjo ishte e vërtetë që Serbia nuk do të nënshkruante, sepse Vuçiçi nuk mund të nënshkruante kapitullimin e tij ende! Por, Kurti nuk mendoi se ai po dorëzohej para presionit BE – SHBA dhe, me gjithë respektin për gjithçka që ata kanë bërë për Kosovën, në fund Kosova është e para dhe e panegociueshme. Në fund nuk ka marrëveshje.

Uroj që premtimet e Kosovës në tavolinë të mos jenë mbajtur shënim, sepse Vuçiç nga ana e tij ka qenë i qartë që në fillim që do të zgjidhte edhe Putinin, edhe të mirat që i jepnin emisarët perëndimorë.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close