
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe përmes një postimi ka komentuar prioritetet e Danimarkës me kryesimin 6 mujor të me presidencën e këshillit të Europës.
Diskutova në lidhje me prioritetet Daneze gjatë presidencës gjashtë mujore me Kēshillin e Europës.
Ajo që bie në sy është se nën presidencën paraprake Polake Zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë, ishte prioritet i theksuar.
Kësaj radhe shohim se ka një lëvizje pas për sa I përket Maqedonisë. Danimarka nuk ka vendos tërësi me fokus të veçantë për Procesin e Maqedonisë.
Ne si shtet nuk kemi alternativë tjetër përvec realizimit të reformave (që në mënyre shumë konkrete parashihen edhe nga ana e presidencës Daneze) dhe normalisht ti realizojmë ndryshimet kushtetuese.
Ua rikujtova të gjithëve porosinë eksplicite të Kryetarit te Këshillit të BE-së, Antonio Koshta i cili i tha kryeministrit të vendit se marëveshje tjetër nuk ka. Zbatoni atë për të cilin jemi marrë vesh. Ditën e njëjtë patem dorëhekjen e ministrit te shendetsisë z. Taravari. Partia e tij vendosi të lëshojë qeverinë për shkak të pakenaqesive nga rrjedha dhe dinamika e reformave në shtet.
Theksova shqetësimin nga ndikimet e huaja, posaçërisht të botës lindore si Rusia dhe Kina që janë bërë të dukshme dhe fatkeqësisht po përcaktojnë drejtimin strategjik të shtetit.
Në kuadër të kësaj shqetësuese është rikthimi aktiv i projektit të “botës serbe”, një agjendë që, përmes lidhjeve politike, kulturore dhe religjioze, po tenton të forcojë ndikimin e saj në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Kjo Është një strategji shumë e rrezikshme për të ardhmen e vendit.
Të gjitha këto nuk janë hamendësime apo teori konspirative, por janë fakte të dokumentuara në raportet e Bashkimit Evropian, të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe organizatave ndërkombëtare që monitorojnë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.



