LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe: Izet Mexhiti kaloi sot në qeveri ligjin e “Artan Grubit”

Deputeti i ASh-së, Halil Snopçe ka kritikuar ndryshimet ligjore për kazinot të cilat u miratuan nga Qeveria, njofton Top24.mk.

Thotë se këto ndryshime nuk dallojnë nga ato që i ka propozuar qeveria paraprake, për të cilat kritikonte VLEN.

“Disa eksponentë të VLENIT qenkan lëvdëru se qeveria sot e paska kalu ligjin për kazinot ku është paraparë distancë ndërmjet tyre prej 500 metrash.

Çka u bë me mbylljen e kazinove? VLENI paska reteru dhe fatkeqësisht pas shumë e shumë zotimeve për mbylljen e kazinove, po kthehemi te verzioni “i Artan Grubit”. Pra, edhe në atë verzion që aq shumë e kritikonim kur ishim bashk në kuadër të VLENIT, parashihej distanca e njëjtë prej 500 metrave.
Pra, i bie që gjithë ato premtime të dhëna paskan qenë së koti.
A më ndihmon dikush për të bërë dallimin në mes këtij ligji për kazinot me të cilin lëvdërohet VLENI dhe verzionit të ligjit të ashtuquajtur “ligji i Artan Grubit”?
Fatkeqësisht asgjë e re. Veç një Deja Vu pa asnjë benefit. Katandisja me fatin e njerëzve me kazinot do vazhdojë.
Asgjë nga premtimi. Asgjë nga ndryshimi”, shkruan Snopçe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close