LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe: I kujt është propozimi që Azir Aliu të bëhet ministër i Shëndetësisë? Bexheti: Ai në Zajaz kërkoi nënshkrimin e Ali Ahmetit, për dokumentin e partive politike shqiptare për eurointegrimet

Në Kuvend, deputeti i ASH-Taravari, Halil Snopçe pyeti kryeministrin Hristijan Mickoskin nëse propozimi që Azir Ali të jetë ministër i Shëndetësisë ishte propozim personal i tij ose i VLEN-it, që siç tha Snopçe, Azir Aliu nuk ka gjasa të shkojë me mendjen e Arben Fetait ndërkohë që pati kritika për këtë të fundit.

Në anën tjetër, deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti tha Azir Aliu shkoi deri në Zajaz për të kërkuar nënshkrimin e Ali Ahmetit, për dokumentin e partive politike shqiptare për eurointegrimet.

“Me intereson që propozimi në fjalë për ministër të Shëndetësisë, a është propozimi juaj personal apo është propozim i VLEN-it”, tha Snopçe.

“Nuk do të lëshohem në analizë apo vlerësim të kandidatit të ciline keni propozuar por me vjen habi se do të jeni në një qeveri me një person i cili ka shkuar deri në Zajaz të kërkojë nënshkrimin e kryetarit të BDI-së, Ali ahmeti, që asnjë parti politike shqiptare nuk bëhet pjesë e Qeverisë, që nuk do vazhdojë me shpejtësi procesin e eurointegrimeve”, tha Bexheti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close