LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe demaskon shpifjet e Mexhitit: Katër licenca për kanabis u shfuqizuan gjatë mandatit të Taravarit

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ndaj, siç i quajti ai, shpifjeve dhe dezinformatave të përhapura nga Izet Mexhiti lidhur me numrin e licencave për kultivimin e kanabisit gjatë kohës kur Arben Taravari ishte ministër i Shëndetësisë.

Sipas Snopçes, gjatë nëntë muajve të mandatit të Taravarit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, janë anuluar, përkatësisht janë shfuqizuar, licencat për katër kompani që merreshin me kultivimin e kanabisit.

“Kjo është përgjigjja për shpifësit. Në kohën e Arben Taravarit, numri i licencave për kultivimin e kanabisit është zvogëluar dhe jo rritur, siç pretendohet në mënyrë të pavërtetë,” theksoi Snopçe.

Ai shtoi se, pavarësisht fakteve, disa individë janë nxituar të shpërndajnë, siç tha ai, dezinformatat e Mexhitit, duke krijuar një narrativë të pavërtetë në opinionin publik.

“E vërteta është kokëfortë. Me kalimin e kohës do të dalin në dritë edhe shumë shpifje të tjera ndaj Arben Taravarit dhe ata që i përhapin do të turpërohen para opinionit,” deklaroi deputeti i ASH-së.

Snopçe theksoi se reagimi i tij vjen si sqarim për opinionin publik dhe për të gjithë ata që kërkojnë informim të bazuar në fakte.

Gjatë nëntë muajve sa Arben Taravari ishte ministër i Shëndetësisë, janë anuluar, përkatësisht janë shfuqizuar, licencat për katër kompani për kultivimin e kanabisit.
Kjo është përgjigjja për shpifësit.
Pra, në kohën e Arbenit, numri i licencave për kultivimin e kanabisit është zvogëluar, jo rritur. Por disa u ngutën të shpërndajnë dezinformatën e Izetit, madje me një entuziazëm të pashpjegueshëm.
E vërteta është kokëfortë. Me kalimin e kohës, edhe për shumë shpifje të tjera ndaj Arbenit, do të dalë në dritë dhe shpifësit do të turpërohen.
Këtë status e bëj për miqtë e mi. Sepse ata që kanë zgjedhur të mos shohin, nuk do të shohin, sado që të përpiqemi t’ua heqim “fashën” nga sytë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close