LajmeMaqedoni

Snopçe: BDI ka kompleks Komunën e Gostivarit (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe i është përgjigjur deputetit Bajram Kadrija të Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë debatit në trupat parlamentar, përcjell in7

Pjesë nga kundëreplika e deputetit të ASH-së, Halil Snopçe ndaj deputetit të BDI-së, Bajram Kadrija:

“Si duket deputetët e BDI-së e kanë kompleks komunën e Gostivarit, dhe unë Komunën e Gostivarit mora një rast shembull kur thash për çështjen e Arsimit, se si bëheshte kaphanja kur mireshin ingerencat e komunës dhe në asnjë rast tjetër në fjalimin tim nuk përmenda Gostivarin. Në replikën e vet depudetit mbi gjysmën e replikës u ndal te Komuna e Gostivarit pra e keni kompleks fatkeqësisht. A e din pse e keni kompleks? Sepse nuk jeni mësu me menaxhim të mirëfillt ashtu siç duhet të një Komune. Se ju jeni mësu vetëm me korrupcion dhe me shkelje të ligjeve e kështu me radhë. Se një komunë që është e sukseshme ju e keni kompleks dhe do të vazhdoni të keni kompleks. Në lidhje me deponitë, deponitë nuk janë në ingerencë të komunave zotri Kadrija, deponitë janë ingerencë e pushtetit qëdrorë dhe ska çka të bëje Komuna. Çështja e ekologjisë normalisht, Komuna nuk ka shumë kapacitete financiare që të investon në problemet e ekologjisë sepse ne vazhdojmë të jemi shteti më i centralizuar në Evropë .
A për Gostivarin, pesë çerdhe pikërisht Komuna e Gostivarit ka bë si komunë opozitare, nuk ka shkollë që nuk është bërë investime, po janë bë ndrime në shkollat e Gostivarit por janë ndëeruar shkollat në mandatin kur kryetar ka qenë pikërisht Arben Taravarit i Aleancës për Shqiptarët.
Dhe transparenca e Komunës së Gostivarit ne e dimë se çfarë transparence ka në bazë të vlerësimeve të ndërkombëtarëve jo vlerësimeve tuaja e kështu me radhë”, ka theksuar Snopçe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close