
Profesori dhe pedagogu i njohur univeristar shqiptarë Xheladin Murati ka vazhduar përmes profilit të tij në FB të trajton dukuritë e fundit që ndodhin me arsimin në RMV, pëcjellë Top24.
Profesori Murati shkruan se “Afërsia e politikës me arsimin nuk i zhduk dallimet e tyre thelbësore. Politika dhe arsimi kanë specifikën e tyre në formë, në përmbatje, në veprim, në mision dhe funksion. Kanë gjuhën dhe logjikën e veçantë. Por me njëra-tjetrën plotësohen”
Xheladini thotë se mos përkrahja e kërkesave të mësuesve përmbanë në vetvete mundësinë të shkelet e të gjymtohet dinjiteti i profesionit dhe e punës së mësuesve.
Ai më tej shton se arsimi synon të futet në thelb të jetës e të shoqërisë. Këtë synim arsimi nuk mund ta plotësojë pa u mbështetur nga politika. Politika vendos për mbarëvajtjen e arsimit me mënyrat dhe fondet e financimit shkruan Xheladin Murati përcjellë Top24.
“Sot edhe politika edhe arsimi kanë rënë në krizë të thellë. Duhet politikan të tjerë për ta tejkaluar krizën.
Historia e arsimit dëshmon se gjithë liderët e politikës kanë dalë nga arsimi, prandaj nuk ka arsye të mohojnë financimin e merituar dhe punën e mësuesve. Politikan gjeni mjete, plotësoni me bindje kërkesën e arsyeshme të mësimdhënësve sepse ata dhe nxënësit e kanë vendin në shkollë.
Mos përkrahja e kërkesave të mësuesve përmbanë në vetvete mundësinë të shkelet e të gjymtohet dinjiteti i profesionit dhe e punës së mësuesve.” tha Xheladin Murati.



