LajmeTeknologji

Snapchat së shpejti do ta prezantojë abonimin për opsione shtesë

Lajmi i mirë për të gjithë përdoruesit e rrjetit popullor është se abonimet nuk do të kërkohen – Snapchat do të përdoret ende si më parë, por ata që duan opsione shtesë do të duhet të paguajnë për to.

Për t’i rritur të ardhurat e tyre, disa rrjete sociale dhe aplikacione komunikimi kanë filluar të eksperimentojnë me futjen e abonimeve, si Twitter dhe Telegram. Twitter ka prezantuar shërbimin Blue, ndërsa Telegram së fundmi konfirmoi se së shpejti do ta nisë një shërbim premium abonenti, por në të dyja rastet qasja në opsionet ekzistuese do të mbetet falas, por ata që duan disa opsione të reja dhe shtesë do të duhet të paguajnë.

Në listën e kompanive që i drejtohen opsioneve dhe abonimeve premium së shpejti mund të shtohet një tjetër, veçanërisht e popullarizuar në mesin e adoleshentëve dhe të rinjve – Snap. Ky informacion u konfirmua për gazetarët këtë javë nga vetë kompania dhe duket se ata kanë në plan të aplikojnë edhe taktika të ngjashme si Tëitter dhe Telegram.

Prandaj Snapchat do të mbetet i njëjtë për të gjithë përdoruesit dhe do t’i përdorë të gjitha opsionet që përdorin tani falas, por ata që kërkojnë diçka më shumë nga ky rrjet, pra qasje në disa opsione të reja, ekskluzive dhe eksperimentale, do të duhet të paguajnë një abonim në Snapchat Plus. Snap ka kohë që e ka testuar këtë shërbim në internet dhe ndonëse nuk ka asnjë informacion zyrtar për çmimin e abonimit, në Tëitter janë shfaqur të dhëna jozyrtare, sipas të cilave shuma e abonimit mujor do të jetë 4.59 euro në muaj, ose 45.99 euro në vit.

Gjithashtu, i njëjti profil në Tëitter përmend disa opsione shtesë të Snapchat Plus, të tilla si aftësia që përdoruesit të zgjedhin një përdorues si mikun e tyre më të mirë, aftësinë për t’a ndryshuar ikonën e Snapchat dhe njohuri për të dhëna më analitike si përdoruesit që kanë parë histori të shumta, etj./The Verge

Related Articles

Back to top button
Close
Close