LajmeRajonTopLajm

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për Energjinë

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit, shkruan Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Laçak e ka quajtur këtë një hap të madh përpara në procesin e dialogut.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajcak.

Marrëveshja për energjinë ishte arritur qysh më 2013, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.

Kujtojmë se  Lajçak gjatë javës së kaluar tha se është në organizim e sipër të një takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, takimi pritet të realizohet para pushimeve të verës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close