
Deputeti nga radhët e Alternativës, Skender Rexhepi- Zejdi, ka njoftuar organet e Parlamentit se nga sot e tutje do veproj si deputet i pavarur.
Rexhepi deri më tani ishte pjese e subjektit politik Alternativa, e cila drejtohet nga Afrim Gashi, njofton agjencia e lajmeve INA.
Partia Alternativa nga sot do të ketë vetëm tre deputetë.
Kujtojmë se kjo parti kohë më parë ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, që numëronte 12 deputetë.




