LajmeMaqedoniTopLajm

Komunës së Tetovës do ti kushtojnë zgjedhjet për këshillin mbi 8 Milion denarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar vendimin për shpërbërjen e këshillit komunal të Tetovës, përcjellë Top24.

Ky vendim i qeverisë erdhi si pasijë e asaj që komuna nuk ariti të miratoj raportin financiar deri më 31 Mara ashtu siç është paraparë mr ligjin për vetqeverisje lokale.

Ndryshe zgjedhjet lokale komunës së Tetovës do ti kushtojnë afro 8 milionë denarë duke pasur parasysh rregulloren që përcakton se harxhimet për organizimin e zgjedhjeve lokale i mbulojnë vetë komunat.

Vetëm për këshillat zgjedhorë dhe anëtarët e komisionit komunal komuna e Tetovës për organizimin e zgjedhjeve lokale 2021 ka paguar 12 Milion e 200 mi denarë, ndërsa këtu nuk llogariten fletëvotimet, transporti, materialet zgjedhore dhe materiale të tjera harxhuese shkruan TOP24.

Zgjedhjet e parakohshme për këshillin komunaë që pritet të mbahet më 20 Gusht, komunës afërsisht do ti kushtojnë rreth 8milion denarë pa mos llogaritur këtu transportin dhe harxhimet tjera. TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close