LajmeMaqedoni

Skenare të frikshme për hyrje në qeveri me VMRO-në si humbës!

Skenare të frikshme për hyrje në qeveri me VMRO-në si humbës!

Faton Halili


Këto tre ditë mbas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale kemi filluar të dëgjojmë hiopteza dhe konstatime nga më të ndryshmet rreth zgjedhjeve të 8-Majit që po paraprijnë në vend, po ndërtohen narracione të frikëshme dhe destabilizuese për vendin, po artikulohen skenare dhe po imagjinohen situata ku si njëra dhe tjetra palë e bllokut politik shqiptar në Maqedoni do bëhet pjesë e qeverisjes së re me VMRO-në pa dy kushtet bazë për interesin e shqiptarëve, atë të votimit të ndryshimeve kushtetuese në vend dhe avancimim e të drejtave kolektive dhe juridiko-kushtetuese të shqiptarëve, thjeshtë të shërbejnë si vegël e tyre për jetëzgjatjen e qeverisë.
Kjo është mendje praptësi e skajshme, cinizëm dhe ofendim i paparë për politikbërjen tonë dhe figurat tona politike, të gjithë ata të mëdhenjtë e famshëm duhen urgjentisht mbas zgjedhjeve të 8-Majit të riaktualizojnë tryezën e Tiranës së 2016 , i gjithë blloku politik shqiptar duhet të dakordohet mbi një parim, njëzëri të bien dakord se ndryshimet kushtetuese duhet të votohen me këtë qeverisje aktuale Teknike e më pastaj të negociohet për përbërjen e re qeverisëse.
Ky kusht është interesi kombëtar më i madhi i shqiptarëve në Maqedoni ndër vite mbas ndryshimit të emërtimit të shtetit tonë andaj si atëherë që u bëmë bashkë në kapërcime të inateve dhe politikave ditore duhet të arrihet koncenzus i patjetërsushëm dhe urgjent në tryezën tonë që më pastaj palës tjetër ti ofrohet ky rrugëtim dhe kjo ofertë e jona për jetëgjatësinë e këtij shteti.
Ne nuk duhet të jemi inferior dhe të nënçmuar me vetën piksëpari pastaj me të tjerët të presim oferta, ne duhet tu japim oferta atyre në qoftëse e kanë seriozisht të ofrojnë mirëqenie në këtë shtet.
Faktori politik dhe populli shqiptarë mjaftë ka duruar, shumë vite nëpërkëmbjen e çdo të lajthituri të palës tjetër me teke dhe hamendësime për rrugën Europiane, ne nuk mund të presim më se ndoshta ndonjë grupacion i tyre politik ka qasje konstruktive me raportin e procesit integrus,
Shqiptarët kanë duruar gjithçka ama bash gjithçka për hirë të këtijë rrugëtimi , diskriminimet , ofendimet , rrahjet , procese të montuara , pabarazinë institucionale-ekonomike , përbuzjet e shumë e shumë të tjera vepra të pa skrupullta në kurrizin tonë.
Politikanët tanë na e kanë borxh ta kryejnë këtë akt fisnik dhe kombëtarë të ulen në tryezë dhe të krijojnë prap besëlidhjen e re shqiptare, ky është interesi që kalon të gjitha egot personale dhe grupore të grupeve të interesit andaj është apeli dhe momenti i fundit të kooperojnë si faktorë shtetndërtues dhe shtetëshkatërrues në Maqedoninë e Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close