
Kryeqyteti i vendit, Shkupi, sonte është qyteti më i ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës për matjen e cilësisë së ajrit “I-Q Air”, shkruan Top24
Shkupi kryeson listën me indeks të ndotjes 263 të grimvave PM10 dhe PM2.5
Sipas platformës, aktualisht, ajri në kryeqytet është i shënuar në kategorinë “shumë i pashëndetshëm”.
Ndotësi kryesor i listuar janë grimcat PM 2.5, përqendrimi i të cilave është 188 mikrogramë për metër kub, ndërsa grimcat PM 10 kanë një përqendrim prej 235.9 mikrogramë për metër kub.
Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për cilësinë e ajrit, përqendrimi i PM 2.5 në kryeqytet është aktualisht 37.7 herë më i lartë se vlera vjetore.
Ndotja më e madhe është regjistruar në pikën matëse në Lisiçe, pasuar nga Karposhi dhe Qendra.
Pas Shkupit në listë janë Ulaanbaatar në Mongoli, Karaçi në Pakistan, Wuhan në Kinë, Delhi në Indi.
Në 20 qytetet e para, i vetmi nga Evropa përveç Shkupit është Athina, e cila është në vendin e 14-të me indeks të ndotjes 154.




