
Emisioni T7 Spotlight sonte ka trajtuar çështjen e skandalit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili dyshohet për shpëlarje parash dhe korrupsion.
Gazetari slloven, Luka Pers ka folur ekskuzivisht për T7 Spotlight lidhur me raportimet dhe zbulimin e rastit.
‘’Siç më kujtohet, Gen ka përdorur në mënyre strategjike lidhjet politike në Kosovë, sidomos lidhjen e dukshme që kishte me kryeministrin e tashëm të saj, Albin Kurti.’’, tha Pers.
‘’Nëse mu kujtohet mirë, diku rreth 20 milion euro u kanë transferuar degëve të Gen në Tiranë dhe Kosovë gjatë 2015 deri më 2022, por arsyeja e transferit është ende e paqartë. Në atë kohë mbeta duke i bërë vetës disa pyetje: çfarë i ndodhën ato 81 milion euro që selia e Gen ua dërguan filialet në Tiranë, Beograd dhe Sarajevë? Ato para u zhdukën pa asnjë provë. ‘’, shton ai.



