LajmeMaqedoniTopLajm

Skandal në Shkup: Arrestohet profesori i shkollës së mesme, dyshohet se ngacmonte një nxënëse

Një profesor i një shkolle të mesme në Shkup është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka ngacmuar një nxënëse 18-vjeçare.

Sipas informacioneve nga policia, më 9 mars 2026 rreth orës 17:30, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup kanë privuar nga liria një 52-vjeçar nga Shkupi, i cili punon si mësimdhënës në një shkollë të mesme në komunën Qendër.

Arrestimi është bërë pas një kallëzimi paraprak, sipas të cilit në periudhën nga 25 shkurt deri më 2 mars 2026 ai dyshohet se e ka ngacmuar nxënësen dhe i ka kërkuar të kenë marrëdhënie seksuale.
Nga policia bëjnë të ditur se pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj të dyshuarit.(INA)

Related Articles

Back to top button
Close
Close