BotaLajme

Skandal në Itali, punonjësve të kujdesit shëndetësor ju injektohet ujë fiziologjik në vend të vaksinës

Një skandal me vaksinimin është regjistruar në Itali. Mediat vendase raportojnë se më Trento, disa personave iu është injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës.

Sipas “TG Com24” disa punonjësve të kujdesit shëndetësor iu është injektuar ujë fiziologjik në vend të vaksinës Pfizer. Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin e Roveretos.

Nuk dihet se cilët prej mjekëve dhe infermierëve ka marrë vaksinën dhe kush ujin fiziologjik, por pritet që punonjësit e kujdesit shëndetësor do të duhet t’i nënshtrohen një testi serologjik.

Mësohet se incidenti ka përfshirë 5 ose 6 punonjës të kujdesit shëndetësorë. Ndërsa zyra e kujdesit shëndetësor u detyrua të informojë të gjithë personat e vaksinuar në atë ditë dhe qindra prej tyre do të duhet t’i nënshtrohen testit serologjik për të verifikuar se kush ka marrë dozën e vaksinës dhe kush ujin fiziologjik.

Sidoqoftë pritet që ata që nuk kanë antitrupa të marrin dozën e parë të vaksinës, ndërsa të tjerat do të jenë në pritje të dozës së dytë. Mësohet se mediat lokale janë përpjekur të kontaktojnë me kompaninë shëndetësore për të marrë më shumë informacion por pa sukses.

Sipas “Il Dolomiti”, gabimi ndodhi më 15 janar. Por nuk është e qartë nëse është përsëritur më pas kësaj dite apo jo.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close