
I pyetur se cili ishte mesazhi përmes shkrimit të tij në Facbook “S’ka më fiton partia ime ose partia jote, por fiton populli ynë”, Arben Taravari thotë se e kishte fjalën për tragjedinë në Koçan, respektivisht se në këto raste, sidomos organet e drejtësisë, duhet të depolitizohen.
“Është një periudhë e vështirë të cilën e kalon shteti. Katër tragjedi të njëpasnjëshme që ndodhën në Maqedoni këto 5 vitet e fundit. Prej Llaskarcës. Besa Transit, mandej Spitali Modular, tash edhe Koçani. Unë mendoj se sidomos organet e hetuesisë dhe gjyqësisë, aty ku vendosen, duhet të depolitizohen, mos t’i shohim…këto raste nuk shihen më partitë, aspak nuk janë të rëndësishme, i rëndësishëm është qytetari të jetë i qetë dhe i sigurt aty ku lëviz dhe aty ku jeton”, tha mes tjerash Taravari.



