LajmeMaqedoniTopLajm

S’jam Gruevski dhe Mijallkov të arratisem, s’ka nevojë për paraburgim, tha Ismailoviçi

I dënuari në rastin “Monstra”, Agim Ismailoviç e ka refuzuar kërkesën e prokurores Fatime Fetai që t’i shqiptohet masa e paraburgimit si masë e sigurimit të prezencës së tij në vuajtjen e dënimit.

Ismailoviç ka deklaruar se nuk ka nevojë për këtë masë, pasi nuk është sikurse ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim që të arratiset.

“Nuk jam Gruevski dhe Mijallkovi që të dyshoni se do të ikë. Unë jam këtu”, tha Ismailoviç, transmeton TV21.

Nga ana tjetër, ai ka mohuar se ka kryer veprën për të cilën u dënua ndërkaq vendimin e sotëm për dënim e ka cilësuar “si të servuar”./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close