LajmeRajon

Situata në veri të Kosovës-kryeministri Kurti sot u drejtohet mediave

Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, kreu i ekzekutivit do të  mbajë një konferencë për media.

Në njoftimin zyrtar tregohet se kryeministri do të flasë në orën 15:00.

Një konferencë e tillë nuk ishte paralajmëruar më parë gjatë ditës, ndërkohë që njoftimi për mbajtjene  saj është dhënë sot rreth mesditës.

Situata në veri të Kosovës ka vazhduar edhe sot të jetë e qetë, por e tensonuar, meqë pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, kanë braktisur detyrën, duke dorëzuar uniformat dhe armët.

Ndërkohë, edhe punëtorët të gjykatave kanë vazhduar të braktisin vendet e tyre të punës.

Disa orë më parë edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe ministrin për Kthim e Komunitete, Goran Rakiq, kanë dhënë dorëhqeje nga mandatet e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close