LajmeMaqedoniTopLajm

Situata Në Veri Të Kosovës, Ahmeti: T’i Jepen Fund Akteve Të Inskenuara Dhe Të Përfundohet Dialogu Me Marrëveshje Finale

Pas ndodhive të fundit në veri të Kosovës, ka reaguar edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i cili ka thënë se duhet tu jepet fund akteve të inskenuara dhe e gjitha të përfundohet me dialog dhe marrëveshje finale.

Gjendja në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu, sepse rajonit nuk i duhen konflikte në kulmin e krizës në të cilën gjendet kontinenti europian, ka thënë kryetari Ahmeti.

Situata në veri dhe sulmet mbi forcat e Eulex dhe të policisë së Kosovës nga grupe kriminele të mbështetura politikisht janë të papranueshme.

Gjendja në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu, sepse rajonit nuk i duhen konflikte në kulmin e krizës në të cilën gjendet kontinenti europian.

Vini fund këtyre akteve të inskenuara për të nxitur dhunë dhe konflikt dhe përfundoni dialogun menjëherë me finalizimin e marrëveshjes që do të sjellë njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, hap ky që do të sillte paqe dhe prosperitet në mbarë rajonin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close