MaqedoniTopLajm

Situata me KOVID-19, 797 pacientë po kurohen në spitalet e vendit, 518 shtretër të lirë

Në qendrat e kovidit nëpër të gjithë vendin, janë paraqitur se po shërohen gjithsej 422 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për korona virus. Ndërsa numri i përgjithshëm i persona të infektuar me kovid në repartet e infektologjisë në kryeqytet dhe në të gjithë vendin është 797 dhe ka gjithsej 518 shtretër të lirë.

“Sipas të dhënave në baza ditore që arrin në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë hospitalizaur 26 pacientë, në Shtip 49 persona. Në repartin e infektologjisë Tetovë  ka 15 pacientë, në Veles 27 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 68 persona pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19. Në Ohër janë hospitalizuar 50 pacientë, në Prilep 58, në qendrën e kovidit Gostivar 13, në Strugë 29 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës 42 pacientë, në Koçanë 13, Kërçovë 12, Kavadarë 23, në Gjevgjeli 9 persona, kurse në Dibër 6 të sëmurë” .

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close