Maqedoni

Sisteme mobile për incizim me kamera për policët nga Tetova

  1. Policët e Tetovës do të mbajnë me vete sisteme mobile me kamera të cilat do të incizojnë derisa kryejnë aktivitetet për kontroll të sigurisë në komunikacion, informojnë nga SPB Tetovë. Kamerat janë donacion nga SHBA-ja.

“Sektori për punë të brendshme Tetovë prej sot filloi me zbatimin e risisë së rëndësishme në funksionimin e përditshëm, tani për tani si pilot projekt në sferën e komunikacionit, ndërsa kjo do të vendoset edhe në aktivitete tjera policore. Për këtë qëllim, nëpunësit policorë të angazhuar për kontroll dhe siguri në komunikacionin e rajonit Tetovë-Gostivar tani më janë të pajisur me sisteme mobile për incizim me kamera, donacion nga SHBA-ja, të cilët do t’i shfrytëzojnë në terren gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve të planifikuara, të rregullta dhe të veprimit”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Me këto sisteme do të incizohet, audio dhe video, tërë komunikimi mes nëpunësve policorë dhe qytetarët e përfshirë me aktivitetet kontrolluese.

“Qytetarëve paraprakisht do t’u tregohet, gjegjësisht sqarohet se komunikimi i trye po incizohet. Në këtë mënyrë pritet efikasitet më i madh në zbatimin e aktiviteteve dhe ulje e keqpërdorimeve të mundshme nga qytetarët ose nëpunësve policorë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close