LajmeTopLajm

Sindikatat paralajmërojnë verë të nxehtë me protesta/ Edhe doganierët në protestë, do të mbyllin pikat kufitare

Pas punonjësve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe të administratës së gjyqësorit, tani protesta dhe mbyllje të pikave kufitare paralajmërojnë punonjësit e Drejtorisë së Doganave. Në rast se nuk ka reagim nga institucionet kompetente për kërkesën e tyre, që është pagesa e shtesave në paga prej 30%, të premten do të dalin në protestë. Thonë se me vite nuk e kanë marrë atë që u takon sipas ligjit dhe marrëveshjes Kolektive.

“Kemi parë që ministri i Financave ka siguruar rritje pagash prej 30% në Ministrinë e Financave dhe në institucionet e tjera, por edhe pse punonjësit e Doganës kanë të drejtë në këtë shtesë, nuk e kanë marrë kurrë. Për këtë arsye vendosëm që të premten nga ora 12 deri në 12:30 të bëjmë protestë paralajmëruese, që të kërkojmë pagesën e shtesave në paga për punonjësit në Drejtorinë e Doganave, të cilët e mbushin buxhetin me më shumë se 51% çdo vit.”- deklaroi Tërpe Deanoski, kryetar i sindikatës SPAODSHQ

Institucionet e lartpërmendura janë në pritje të një vendimi nga ministri i Financave, Fatmir Besimi. Ai, nga ana tjetër, u tha se është në proces negociatash një marrëveshje e përgjithshme kolektive, e cila do të mundësojë rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të pagave dhe se nuk ka vend për zgjidhje të veçanta para se të nënshkruhet. Mirëpo kur mund të ndodh e njëjta dhe a do të pritet deri në rebalancin e buxhetit, ose në buxhetin e vitit të ardhshëm, nuk ka përgjigje të prerë.

Po punohet në nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive të përgjithshme e cila do të vlente njëjtë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Atje kemi definuar procesin dhe po zhvillohen negociata dhe presim që të pajtohemi në lidhje me qëndrimet.”- deklaroi Fatmir Besimi, Ministër I Financave.

 

Dje pakënaqësi shprehën edhe punonjësit e administratës gjyqësore dhe të drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe kërcënuan me grevë të përgjithshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close