LajmeMaqedoniTopLajm

Sindikata e UT-së ndanë mirënjohje Rektorit dhe sekretarit për bashkëpunimin

Krytari i sindikarës së Universitetit të Tetovës, Prof.Dr Shefket Dehari sot në shenjë respekti në emër të sindikatës së të punësuarve në Universitetin e Tetovës ka ndarë mirënjohje për bashkëpunimin sekretarit të UT-së, Adem Behadinit dhe rektorit prof.Dr. Jusuf Zejneli, shkruan Top24

“Vetëm për 15 muaj nga themelimi, arritëm që Sindikatën e të punësuarve në UT ta bëjmë organizatë respektabile dhe faktor relevant në Universitet e më gjërë. Kjo është arritur me punë intenzive e transparente dhe konsekuencë në qëndrime e veprime. Bashkëpunimi me udhëheqësinë e Universitetit ka qenë shumë i rëndësishëm për arritjen e rezultateve të Sindikatës. Prandaj, me rastin e 1 Majit me plot meritë i ndajtëm këto dy mirënjohje! Të gjithë të punësuarëve në UT urime 1 Maji, dita e punëtorëve!” shkruan profesori Dehari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close