LajmeMaqedoniTopLajm

Sindikalistët nuk lëshojnë pe, kundërshtojnë propozimet e qeverisë

Temperaturat e larta as sot nuk i ndaloi sindikalistët të protestojnë kësaj radhe para Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Kishin marrë ujë për t`u freskuar dhe tendë që sadopak të mbrohen nga dielli, raporton Klan M.

Në protestë doli edhe Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, e cila u tha se nuk duhet të rrijnë jashtë se është nxehtë.

Kërkoi nga ata që të presin deri në shtator kur edhe do të përpilohet zgjidhje afatgjate për pagat në sektorin publik.

“Zgjdhjet më të mira bëhen me dialog të përbashkët me sindikatat. Kjo është mënyra e vetme që duhet të luftojmë për të drejtat e punëtorëve. Kjo këkron një zgjidhje sistemore unë 20 vite jam në sektorin publik dhe çdo zgjidhje tjetër është populliste” – tha Jovanka Trençevska, ministre për punë dhe politikë sociale.

Ndërkohë sindikalistët pranuan të ulen në tavolinë me ministren por nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre e ajo është rritje lineare e pagave prej 1 korrikut.

“Nuk na duhen mëditje prej 100%. Neve na duhet familja, të pushojmë. Ashtu sikur ju që dëshironi të shkoni të vizitoni ndonjë vend turistik edhe ne punëtorët jemi nga mishi dhe gjaku edhe ne duam që këtë drejtë ta gëzojmë. Kjo tregon që 2.806 denarë janë të nevojshme për punëtorët menjëherë. Kërkojmë nga ministrja për Punë dhe Politikë sociale të përkrah propozimin për rritje të pagave” – deklaroi Darko Dimovski, kryetar i LSM-së

Greva në sektorin publik erdhi si rrjedhojë e mos ndarjes së mjeteve me ribalancin e buxhetit e cila siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë. Kërkojnë të pranohet amendamenti me të cilin është paraparë të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave. /KlanMacedonia/

Related Articles

Back to top button
Close
Close