LajmeMaqedoniTopLajm

Siljanovska si Tito Petkovski, dëshiron të bëhet presidente pa votat e shqiptarëve, a do ta merr përgjigjen që kërkon?

Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Dafkova ditëve të fundit ka ritur retorikën nacionaliste Maqedonase ndaj shqiptarëve madje duke u kërcënuar se nëse ajo do të jetë presidente do të inicoj rikthimin e rasteve të 2001 kundër ish pjestarëve të UÇK-së dhe krejt kjo po e shtynë Maqedoninë e Veriut drejt një krize ndëretike dhe tensione të cilat mund të eskalojnë, shkruan Top24

Kujtojmë që retorikës së Dafkovës i është i kanë paraprirë deklaratat e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski i cili kërkon 61 mandate për të përjashtuar shqiptarët nga qeverisja madje edhe duke akuzuar se duhet sa më parë ta kthejmë shtetin pasi ai qeveriset nga shqiptarët.

Me logjikën e Gordana Siljanovskës kishte kandiduar dikur edhe Tito Petkovski i cili kishte deklaruar se ai nuk ka nevoj për votat e shqiptarëve që të zgjidhet president dhe kjo deklaratë i iritoi shqiptarët të cilët e bojkotuan kandidaturën e Petkovskit, ndërsa ky i fundit nuk ariti kurë të bëhet një president i Maqedonisë.

Nuk dihet nëse më 8 Maj shqiptarët të mobilizuar kundër kësaj urejtje patologjike ndaj shqiptarëve ti japin leksionin e njejtë edhe Siljanovska Dafkovës ashtu siç ia mësuan Tito Petkovskit nëvitin 1999.

Related Articles

Back to top button
Close
Close