
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova.
Siljanovska-Davkova i dëshiroi mirëseardhje dhe sukses ambasadores Hricova në kryerjen e misionit diplomatik, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim. Bashkëbisedueset, siç informon Kabineti i presidentes, rikujtuan se të dy vendet i bashkon trashëgimia e vëllezërve të shenjtë Ciril dhe Metodi, si dhe tre dekada marrëdhënie miqësore.
Presidentja e falënderoi për mbështetjen sllovake të vazhdueshme dhe të zëshme për qëllimet e politikës së jashtme të Maqedonisë, veçanërisht për anëtarësimin në BE, si dhe për aleancën në NATO në çështjet rajonale dhe globale. Njëherit vlerësoi se hapja e Ambasadës së Maqedonisë në Bratisllavë në vitin 2021 është një kontribut i rëndësishëm për avancimin e partneritetit dypalësh.
“Ambasadorja Hricova ka theksuar se Sllovakia mbetet një mbështetës i fortë dhe i sinqertë i rrugës eurointegruese të vendit dhe shprehu bindje se BE-ja duhet të gjejë zgjidhje për t’i hapur dyert për pranimin e anëtarëve të rinj. Ajo premtoi progres në marrëdhëniet diplomatike dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në ekonomi, kulturë, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Sipas saj, përforcimi i marrëdhënieve mes studentëve, artistëve, sipërmarrësve dhe bashkësive është baza e diplomacisë së vërtetë”, citojnë nga Kabineti.
Ato theksojnë gjithashtu se në vizitën e ardhshme zyrtare të presidentit sllovak Peter Pelegrini në vend, Siljanovska-Davkova dhe Hricova njohin një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe që do të inkurajojë dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik.
Duke folur për lidhjet e forta kulturore mes dy vendeve, presidentja përkujtoi poetin sllovak Ivan Shtrpka, fitues i “Kurorës së Artë” në edicionin e këtij viti në “mbrëmjet strugane të poezisë”, për të cilën ambasadorja shprehu kënaqësi të madhe”.



