LajmeMaqedoni

Si ndryshoi infrastruktura e fshatit Odri përgjat mandatit të Isen Asanit

Asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Odri, është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani, dhënë në platformën parazgjedhore “Bashkë ndërtojmë” në zgjedhjet lokale të vitit 2013, si pjesë e projektit për rikonstruktim të rrugëve lokale në Komunën e Tearcës.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti kapital është 13.936.088,00 denarë pa TVSH.

Ky projekt financohet prej IPA granteve të Bashkimit Evropian dhe administrohet sipas rregullave të Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Financave, programi MSIP-IPA-NCB-081-16 në bashkëpunim me Komunën e Tearcës. Ky projekt paraqet një ndër projektet më të rëndësishme kapitale që Komuna e Tearcës i realizon në infrastrukturën rrugore në fshatrat e Komunës së Tearcës. Realizimi i punëve në terren do të fillojnë nga fundi i javës se ardhshme, dhe pritet të përfundojnë në afat të paraparë në dokumentacionin e tenderimit.

Komuna e Tearcës realizoi edhe një premtim të dhënë banorëve të fshatit Odër, asfaltoi rrugën kryesore në gjatësi prej 2 kilometër dhe gjerësi 4.5 metër. Mjetet janë të siguruara nga Banka Botërore për zhvillim të parapara për komunat rurale, sipas komponentës MSIP IPA-fondet. Vlera e tërësishme e projektit, duke përfshirë edhe ndërtimin e trotuarit nga fshati Sllatinë deri në Tearcë është: 226.500,00 euro. Punët janë realizuar nga kompania ndërtimore “Pelagonia”-Gostivar.

Asani është kujdesur edhe për nërtimin dhe renovimin e infrastrukturës shkollore, ndriçimit publik, sidhe rregullimin e rugicave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close