LajmeTeknologji
Si Elon Musk përmbysi Twitter dhe reputacionin e tij në 6 muaj si CEO

Kur Elon Musk pranoi për herë të parë të blinte Twitter, ai premtoi ta bënte kompaninë “më të mirë se kurrë”, me transparencë më të madhe, me pak llogari fallco, një biznes më të fortë dhe më shumë nga ajo që ai e quajti “fjalë e lirë”.
Por gjashtë muaj pasi Musk mori kontrollin e Twitter, e ardhmja e kompanisë dhe platformës nuk kanë qenë kurrë më pak të sigurta.



