
Radio lokale në Tetovë. Radio Red ka shuar nga dita e djeshme edicionin informativ të lajmeve. Sipas gazetarit që është larguar tani më nga puna Mesut Shabanit, edicioni i lajmeve është ndërprerë përshkak të censurës dhe presionit politik. Shabani në Radio Red ka qenë edhe në funksionin e redaktorit përgjegjës.
Shabani ndërvite është marë me gazetari si korespodent i RTSH-së në vitin 1994, korespodent i RTK-së, pronar i RadioVisarit si dhe kolumnist në disa gazeta ditore në Prishtinë.
Gazetari Mesut Shabani është anëtarë i Shoqatës gazetarëve të Naqedonisë si dhe anëtarë i IFJ-së.
Lajmin për largim nga radio red e ka njoftuar vet gazetari Mesut Shabani. Ai ka premtuar se do të jetë pranë dëgjusve në një formë tjetër qē sē shpejti do ta piblikoj.






