LajmeSport

Shtyhet Izrael – Zvicër, ndeshja e “Fadil Vokrrit” me Kosovën ende në dyshim

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, që ka shpërthyer orët e fundit, prek drejtpërdrejt futbolli. UEFA ka njoftuar këtë të diel se, për shkak të situatës aktuale të sigurisë, ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael në dy javët e ardhshme. Data e reja do të konfirmohen në një moment të dytë. .

Ndeshjet e shtyra janë:

12/10: Izrael – Zvicër (Kualifikuese Euro 2024)

12/10: Izrael – Estoni (Kampionati Evropian U-21, 2025)

17/10: Izrael – Gjermani (Kampionati Evropian U-17, 2024)

11/10 deri në 17/10: Mini turne që përfshin Izraelin, Belgjikën, Gjibraltarin dhe Uellsin

UEFA do të presë edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja kualifikuese e Euro 2024 mes Kosovës dhe Izraelit në “Fadil Vokrri” mund të zhvillohet në datën 15/10.

UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja dhe për ndryshimet e mundshme në ndeshjet e tjera të ardhshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close