LajmeMaqedoniTopLajm

Shtetasve të Kosovës dhe Serbisë nëse fluturojnë nëpërmjet Shkupit nuk u duhet test për KOVID-19

Shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, të cilëve për hyrje në Maqedoninë e Veriut u duhet test PCR, për transit nuk duhet të tregojnë test negativ për KOVID-19

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se këto shtetas për transit duhet të tregojnë vetëm biletë avioni dhe të nënshkruajnë deklaratë se në afat prej 3 orëve do ta lëshojnë vendin.

Qeveria më 9 korrik miratoi vendim që shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi të mundin të hyjnë në vend me test PCR – negativ, por jo më të vjetër se 72 orë. Ky vendim u miratua pas numrit të rritur të rasteve me KOVID-19 në këto vende, transmeton SDK.

Pas informatave se 24 udhëtarë nga Shkupi për Turku të Finlandës kanë qenë pozitiv në KOVID-19, Ministria e Shëndetësisë i ka kontrolluar të dhënat e të gjithë 157 udhëtarëve dhe asnjëri prej tyre nuk është i regjistruar në bazën e rasteve pozitive me KOVID-19 në vendin tonë dhe nuk ka vendim për izolim.

Sipas të dhënave nga lista e udhëtarëve që e ka marrë Ministria e Shëndetësisë nga Aeroporti i Shkupit vetëm dy prej udhëtarëve kanë qenë me pasaportë të Maqedonisë së Veriut. Pjesa më e madhe e udhëtarëve kanë qenë me pasaportë kosovare (95), me pasaportë finlandeze (60), ndërkaq të tjerët me shqiptare, bullgare, estoneze dhe suedeze.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close