
Shqiptari i bën një ofertë të parezistueshme para ndeshjes me Shqipërinë sot, futbollistit 16-vjeçar të Spanjës Lamine Yamal
Ai i lutet të mos shënojë sot në ndeshjen me Shqipërinë dhe si shpërblim i premton se do ta ndihmojë me detyrat e shtëpisë
DO E PRANOJË MARRËVESHJEN LAMINE?
Yamal i Spanjës shkroi historinë pasi u bë lojtari më i ri në një kampionat evropian, kur doli në fushë kundër Kroacisë në Euro 2024.
I lindur në 2007-ën, Yamal theu rekordin e mëparshëm të vendosur nga polaki Kacper Kozłowski, i cili ishte 17 vjeç kur luajti kundër Spanjës në Euro 2020.





