
Sot në kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të votohet kryeministri i parë shqiptarë Talat Xhaferi i cili vjen për herë të parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE dhe Levica dy partitë proruse që nga mëngjesi kanë shprehur mllefin e tyre ndaj kryeministrit të parë shqiptarë dhe kanë deklaruar që nuk do të votojnë një shqiptarë për kryeministër të vendit, shkruan Top24.
Krahas partive opozitare maqedonase kryeministrin Shqiptarë nuk do ta votojnë edhe opozita Shqiptare e cila kryesohet nga Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi së bashku tani më edhe me Bekim Qokun si përfaqësues i LVV.



