LajmeRajonTopLajm

Shqipëria u kërkon shtetasve shqiptarë të largohen nga Ukraina

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

MEPJ përmes një postimi në ”Facebook”, ka theksuar një gjë të tillë po e kërkon duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës në mes Ukrainës dhe Rusisë.

”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe dhe SHBA-ja ka bërë me dije se pritet të evakuojnë ambasadën e tyre në Kiev pasi zyrtarët e inteligjencës perëndimore paralajmërojnë se një pushtim i Ukrainës nga Rusia është gjithnjë e më i afërt.

Zyrtarët amerikanë thanë se Departamenti i Shtetit planifikon të i njoftojë sot të gjithë stafin amerikan në ambasadën e Kievit se do të iu kërkohet të largohen nga vendi i tyre i punës përpara pushtimit rus

Related Articles

Back to top button
Close
Close