
Shqipëria luan një sfidë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Republikës së Çekisë me kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho që janë në ndjekje të ëndrrës për t’u kualifikuar në Euro 2024.
Deri më tani Shqipëria ka bërë mirë dhe është me gjashtë pikë në Grupin E, një më pak se çekët kryesues.
Çeki-Shqipëri 0-0
30′ Ylber Ramadani nis bukur Nedim Bajramin. Lojtari i Sassuolos rrëzohet në zonë nga një kontakt me kundërshtarin. Arbitri vijon lojën.
28′ Vertikalizim i bukur. Jasir Asani i kthen reston Sokol Cikalleshit, i cili nuk arrin të driblojë portierin kundërshtar
27′ Presing i Shqipërisë. Sokol Cikalleshi nis Jasir Asanin, i cili ndalet nga portieri çek. Anësori akordon pozicion të parregullt
25′ Krosim nga e djathta, gjuan me kokë Tomas Soucek, devijon në këndore Etrit Berisha
12′ 12′ Gjuan Vaclav Cerny, pret pa probleme Etrit Berisha
1′ Starton ndeshja në Pragë, Shqipëria synon fitoren e madhe ndaj Çekisë në transfertë
Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen edhe për formacionin teksa pjesë e 11-tëshes titullare, kështu nga minuta e parë e nis Taulant Seferi në krahun e majtë të sulmit duke ulur në stol Myrto Uzunin. Ndërkohë, një fanellë titullari i është besuar edhe Mario Mitajt teksa në stol është Ivan Balliu.





