LajmeSport

Shqipëria, kërkon befasi ndaj Spanjës

Përfaqësuesja e Shqipërisë do të përballet me Spanjën, në një ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet në stadiumin “RCDE” në Barcelonë, në orën 19:45. Kjo do të jetë hera e tetë që këto dy kombëtare përballen mes vete, por hera e parë në një ndeshje të karakterit miqësor. Në këto ditë të grumbullimit, për fat të mire, grupi i lojtarëve nuk ka pasur probleme me dëmtimet dhe trajneri Edi Reja është i lirë në përzgjedhjen e formacionit titullar. Kompanitë e huaja të basteve kanë lënë të pashpresë “kuqezinjtë”. Fitorja e Spanjës kuotohet me 1.15, barazimi ka koeficientin 7.5, ndërsa fitorja e Shqipërisë, e ka koeficientin 17, por kjo nuk do të thotë se surprizat mund të mungojnë. Sfida Spanjë-Shqipëri, do të nis në orën 19.45.

Related Articles

Back to top button
Close
Close