
Sot në vend moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë nga 10 deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 39°C.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Në orët e pasdites, në disa pjesë të luginës së Shkupit do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të fortë dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37°C.
Nga nesër pasdite deri të shtunën, moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu dhe bubullima, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe natës. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me reshje më të dendura shiu, shkarkime elektrike, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe breshër. Nga e mërkura temperaturat do të jenë në rënie, sidomos gjatë fundjavës, kur do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.



