
Shqipëria arriti një fitore të madhe 3-0 kundër Çekisë, duke u afruar gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Europianin Gjermani 2024. Objektiv ku mjafton 1 pikë për ta realizuar zyrtarisht.
Në emisionin “ANALIZË KUQEZI”, që transmetohet çdo të hënë (18:00) në SportNews nga gazetari Sokol Xhihani dhe videoanalisti Fation Bardhi, u publikuan statistikat e këtij dueli.
Kombëtarja shqiptare zhvilloi një ndeshje të madhe dhe shënoi gola të bukur. Teksa shfaqi rritje dhe pjekuri. Duke treguar se tashmë dimë të lexojmë situata të ndryshme, dimë të godasim kur duhet, gjithashtu të kontrollojmë ritmin e ndeshjes.
Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë fituar shumë siguri, ndërkohë që humbën më pak topa se kundërshtarët në duelin e zjarrtë të 12 tetorit në “Air Albania”. Takim ku lojtari i ndeshjes u zgjodh Taulant Seferi, autor i dy golave.




