LajmeRajon

Ahmeti, Qeverisë pas vendimit për diasporën: Juve ja u kisha kërku një test për me hi në institucione

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku ka lehtësuar masat antiCOVID, por që në fuqi kanë mbetur rregullat për bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora.

Ahmeti ka ironizuar me Qeverinë, duke shkruar se bashkatdhetarëve duhet kërkuar edhe disa dokumente tjera, transmeton Telegrafi.

“Ani teste PCR për ata që vijnë. Të lodht jeni seriozisht. Pse po ndaleni aty? Lypjauni vërtetimin që janë vaksinu, kasko sigurimin për kerre, vërtetimin nga gjykata në diasporë që nuk janë duke u hetuar, certifikatën e bashkimit familjar, dhe lene veç nga një polic në pika.As aty mos u ndalni. Votuesve që janë në Kosovë nën 25 vjeç kërkojeni fotografinë e votës së prindërve edhe kërkone që me qenë e njëjtë. Qysh me u nda vota familjare”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, të gjitha këto veprime po ndihmojnë në rritjen e votave për Vetëvendosjen.

“Mos e harroni këtë gjë ju që merrni kësi vendime. Kurgjë s’ka bë VV për ta rrit votën e vet sa ja keni ndihmu ju me budallakina pa kufi. Juve ja u kisha kërku një test/vërtetim tjetër për me hi në institucione”, ka theksuar ai.

Ndryshe, qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close