LajmeRajonShowbiz

“Shpati nuk ‘lypi’ kurrë” – Rezi del me reagim të fortë pas nismës së Labit

Vendimi i Labinot Tahirit për të kontribuar me 150 euro nga çdo dasmë dhe mbrëmje muzikore për djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, Roelin, ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale dhe media.

Ky akt humanitar, i cili synon të ndihmojë mirëqenien e Roelit, është bërë temë e nxehtë bisedash, duke ftuar gjithashtu artistë të tjerë që të kontribuojnë për familjen e kolegut të ndjerë.

Pas këtij njoftimi, aktori dhe miku i ngushtë i Shpatit, Rezart Veleshnja, ka reaguar publikisht, duke shprehur mendimin e tij mbi situatën.

Veleshnja, në një postim në InstaStory, thekson se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e Shpatit dhe se ata nuk kanë kërkuar ndihmë publike.

“Duke qenë vazhdimisht në kontakt me familjen e nderuar të tij, nënën Gjylymsere dhe vëllain Albin, jam i vetëdijshëm që ata nuk ndërmarrin hapa për të kërkuar ndihmë publike,” shprehet ai.

Ai e sheh të papërshtatshme që ndihmat private të shndërrohen në thirrje publike në emër të familjes.

“Nuk gjej kuptim që ndihma jote private të bëhet thirrje në emër të familjes,” thekson Veleshnja, duke shprehur shqetësimin e tij për këtë situatë.

Megjithatë, ai thekson se kjo nuk do të thotë se Roeli nuk duhet të mbështetet. Ai bën thirrje për solidaritet nga figura publike dhe miq të Shpatit, për të ndihmuar në sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për djalin e tij.

“Le të bëjmë thirrje për të ndihmuar Roelin, një fëmijë që do të rritet si djali i një artisti që nuk ‘lypi’ ndonjëherë,” përfundon ai, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për të ardhmen e tij.

Reagimi i Veleshnjës vjen në një kohë kur nisma e Labit ka shkaktuar debate të shumta, duke nxitur diskutime mbi vlerën e gjestit human dhe dëshirën e familjes për të mbajtur ndihmën larg vëmendjes publike. /Prive By Liberta Spahiu

Related Articles

Back to top button
Close
Close