BotaLajme

Shkurtimet e reja të Trampit – Media në “listë të zezë”, hiqen parapagimet!

Departamenti Amerikan i Shtetit, urdhëroi që të ndërpriten të gjitha parapagimet e mediave, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për t`i zvogëluar harxhimet në sektorin publik.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka ngarkuar miliarderin, Elon Mask, që ta udhëheq ekipin qeveritar për uljen e harxhimeve, I cili aktualisht po zbaton revizione në agjencitë federale, të cilët kërkojnë mënyra për uljen e harxhimeve.

DASH-i publikoi se ka pezulluar të gjitha “parapagimet e mediave që nuk janë revista akademike ose profesionale, pa zbuluar se sa do të zgjasë kjo masë.

“Uashington Post” i cili I pari publikoi pezullimin, ka cituar një memorandum të agjencisë ku thirren punonjësit që t`i ndërpresin marrëveshjet me “Economist”, “Neë York Times”, “Politico”, “Bloomberg”, Asociated Press, Reuters etj.

Sekretari amerikan I shtetit, Mark Rubio, potencoi se të gjitha harxhimet në sektorin publik duhet të harmonizohen me prioritetin e Presidentit Tramp “Amerika në vend të parë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close