
Kandidati i pavarur për qytetin e Strugës, Medi Qyra si biznesmen i suksesshëm para disa vitesh vendosi të futet biznesit të medias duke hapur një televizion nacional kabllovik me një emër të madh kombëtar duke e quajtur TvAlb. Projektit të Qyrës aso kohe iu bashkuan shumë gazetarë, staf teknik dhe kamerman të cilët braktisën shtëpitë infotmarive ku punonin për të ju bashkuar misionit të cilin Mendi Qyra e kishte nisur. Ky projekt i Mendi Qyrët ishte po aq si një fluskë sapuni pasi për pak muaj kjo shtëpi informative ku kandidati i Strugës ishte pronar u shua dhe këta punonjës mbetën rrugëve pa mos mbartur askush asnjë përgjegjësi për fatin e tyre, shkruan Top24
Sot pas disa vitesh, Mendi Qyra që pjesën më të madhe të jetës e kalon në Shkup e shumë rrallë në Strugë kërkon një votë besimi për të qeverisur me Strugën ku herë thotë që e mbështet VMRO respektivisht qeveria e herë thotë që shpreson në mbështetjen e VLEN-it edhe pse ata promovuan kandidaturëne Mendi Qyrës.
Mes Strugës dhe Shkupit, VMRO-së dhe VLEN mashtrimit për një jetë ndryshe në Strugë dhe Fati i TvAlb janë pjesa e hijes që po e ndjekë nga pas Mendi Qyrën ndërsa më 19 Tetorë vet qytetarët e Strugës do të ndajnë mes mjekut Arsim Dalipit, që ju shërbeu ditë e natë dhe jetës mes Shkupit e Strugës së Mendi Qyrës.



