LajmeMaqedoniTopLajm

Shkup: Dimitar Kovaçevski në krye të LSDM-së

Dimitar Kovaçevski zëvendëson kryetarin e deritanishëm Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen pas disfatës së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale më 31 tetor. Kovaçevski pritet të jetë edhe kryeministër i RMV-së.

“LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i rrekemi punës. Përgjegjësia është e jona për gjithçka që do të ndodhë në parti, por edhe në vend”, deklaroi Dimitar Kovaçevski pas zgjedhjes kryetar i LSDM-së. Ai theksoi në fjalimin e tij se çdoherë kur LSDM është e fuqishme dhe ka agjendë të qartë, shteti ecën përpara.

Nord-Mazedonien Skopje | Dimitar Kovacevski zum neuen Präsidenten der Sozialdemokraten gewählt

“Prandaj na duhet LSDM e fuqishme dhe e bashkuar e cila ka qëllime të qarta dhe energji për zbatimin e saj. Ne jemi shtyllë e pjesës progresive të shoqërisë dhe qytetarët me të drejtë presin nga ne të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi. Na pret punë e vështirë që ta kthejmë besimin tek qytetarët dhe anëtarësia”, tha Kovaçevski. Ai falënderoi liderin e deritashëm të Zoran Zaev për guximin e tij që çdo herë ka motivuar dhe inspiruar.

Bashkë, me përgjegjësi dhe përkushtim

“Zaevi e konsolidoi LSDM-në në kushte shumë të vështira, e ktheu lirinë dhe demokracinë të cilën e rrëzoi regjimin e Gruevskit.Ai e anëtarsoi RMV në NATO dhe e solli para dyerve të negociatave të BE-së”, tha Kovaçevski.

Programi i tij i titulluar “Bashkë, me përgjegjësi dhe përkushtim” ka tri parime kryesore- unitetin, vlerat socialdemokrate dhe kapacitetet profesionale.

Nord-Mazedonien Skopje | Dimitar Kovacevski zum neuen Präsidenten der Sozialdemokraten gewählt

“Qytetarët duhet ta rikthejnë besimin tek e ardhmja e vendit. Çelësi për këtë është tek vendosja e njerëzve të duhur në pozitat e duhura, si dhe krijimi i një sistemi në të cilin secili do të jetë përgjegjës për detyrat e veta. Nevojitet gjithashtu një qeverisje e përgjegjshme dhe një luftë e qartë kundër krimit dhe korrupsionit”, ka deklaruar kryetari i posazgjedhur i LSDM-së Dimitar Kovaçevski.

Mickovski paralajmëron doktrinë të re dhe freskim kadrovik

Edhe partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE në kongresin e partisë ka konfirmuar kryetarin aktual Hristijan Mickoski edhe për një mandat të ri. Mickoski përsëriti para delegatëve të kongresit kërkesën për zgjedhje të parakohshme të cilat sipas tij janë zgjidhje e vetme për dalje nga kriza politike.

Nord-Mazedonien | Hristijan Mickoski wiedergewählter Präsident von VMRO-DPMNE

“Suksesi ynë në zgjedhjet lokale tregon se në vendi ka nevojë për ndryshime edhe në pushtetin qendror. Ndryshimet janë të pashmangshme. Populli ka pritshmëri dhe shpresë nga ne dhe ne duhet të bëjmë ndryshime”, ka deklaruar Mickoski pas rizgjedhjes në krye të partisë. Në kongresin me moto “Gjeneratë e re për ardhmëri të re”, VMRO-DPMPNE paralajmëroi edhe doktrinë të re dhe freskim kadrovik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close