
Zyrtarët e inteligjencës serbe testuan materiale zanorë te qentë në bashkëpunim me shërbimin e sigurisë së Rusisë. Lajmi bëhet i ditur nga dokumente qeveritare të cituara nga Politico.
Dokumentet serbe konfirmojnë se administrata e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç kreu eksperimente me altoparlantë me fuqi të lartë të njohur në gjuhën e folur si ‘topa zanorë’, dy javë pasi një demonstratë antiqeveritare në Beograd u ndërpre nga ajo që protestuesit e përshkruan si një shpërthim zanor shkatërrues.
Testimi i përbashkët i armëve zanore te kafshët nxjerr në pah thellësinë e bashkëpunimit të sigurisë midis Rusisë – kundërshtarit më të ashpër të BE-së – dhe Serbisë, një kandidat i bllokuar i BE-së, qeveria e të cilit po përballet me një sfidë serioze.
Pajisjet Akustike me Rreze të Gjatë tregtohen për komunikim në distancë të gjatë, por kur përdoren në distancë të afërt, ato mund të rrezikojnë dëmtimin e dëgjimit. Gjithashtu është raportuar se ato shkaktojnë dhimbje koke, marramendje dhe të përziera. Qeveria ka mohuar vendosjen e materialeve zanorë mbi demonstruesit, shkruan A2CNN.



