LajmeMaqedoniTopLajm

Shkrirja e VLEN-it në një parti, partnerët e koalicionit nuk kanë afat për marrjen e vendimit

Alternativa nuk ka ftuar akoma organet partiake për të biseduar rreth vendimeve të ardhshme eventuale brenda koalicionit VLEN. Burime brenda partisë thonë se akoma nuk është hapur aspak tema e shkarkimit eventual të organeve të partisë, sipas shembullit të Lëvizjes Besa dhe paralajmërimeve për veprime të ngjashme të Lëvizjes Demokratike.

Kreu i kësaj partie, Bekim Sali, pritet brenda disa ditëve të mbledhë organet e partisë për të biseduar rreth koalicionit VLEN dhe krijimit eventual të një partie.

Të gjitha partitë e koalicionit nuk i kanë vënë asnjë afat vetes për të sjell vendimin final por afatet e premtuara për themelimin e një partie politike janë shkel një nga një.

Propozimi i fundit në tavolinë për të cilin mediat kanë mësuar jozyrtarisht është që Besa dhe Lëvizja Demokratike synojnë modelin e partisë me dy kryetarë, Kasamin e Mexhitin, dhe ndarjen e strukturave të tjera sipas modelit 70% për këto të fundit dhe 30% për të gjithë partnerët e tjerë në koalicionin e deritanishëm.

Kjo ndarje nuk është e pëlqyeshme për të tjerët në VLEN, një pjesë e të cilëve, edhe publikisht e kanë shprehur se janë për ndarje proporcionale të drejtë mes gjithë aktorëve, përfshirë edhe atyre që nuk kanë formalisht parti si Arben Fetai dhe Bekim Qoku. Po ato mbështesin edhe modelin e drejtimit të partisë nga një kryetar me rotacion disamujor. /Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close