LajmeMaqedoniTopLajm

Shkolla fillore “Asdreni” në Gllogjë me organizim fantastik për shënimin e 28 Nëntorit

Shkolla fillore komunale “Asdreni” në fshatin Gllogjë të komunës së Tearcës, nën kujdesin e drejtorit Agon Amiti këtë vit për herë të parë i ka dhënë një pamje të jashtzakonshme festës së Nëntorit duke organizuar një defilim të nxënësve nga fshati Përshevcë në fshatin Gllogjë dhe një program të pasur kulturorë festim me poezi, këngë e valle me të cilat u bënë ndër shkollat e veçanta që në një atmosferë të tillë shënuan 112 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë, shkruan Top24

“Po së bashku me kolektivin vendosëm që këtë vit shkolla jonë Asdreni të ketë një kremtë të vërtetë ashtu siç meritojnë këta nxënës dhe ky popull për të kujtuar veprimtarinë kombëtare të rilindasve tanë, veprimtarëve tanë kombëtarë dhe atyre që këtij flamuri i dhanë ngjyrën kuq e zi. Besoj dhe shpresoj se Nëtori ardhshëm me këtë kolektiv dhe këta nxënës do të jetë edhe më i begatë” tha drejtori Agon Amiti.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close