SportTopLajm

Shkëndija nesër do duhet të shtyp edhe njëher gazin për titullin kampion

Shkëndija në ndeshjen e nesërme ndaj Borecit mund të sigurojë titullin e kampionit për këtë sezon.

Kuqezinjtë nisën sezonin me përcaktim për të fituar titullin dhe tashmë vetëm një fitore janë larg për të mbyllur matematikisht garën për titull. Mundet edhe me barazim apo edhe disfatë që të dalin kampion, por me kusht që Shkupi mos fitojë apo të humb nga Rabotniçki.

Gjithsesi diferenca ndërmjet vendit të parë dhe të dytë është 13 pikë, dhe Shkëndija mbetet larg titullit kampion kur mbesin edhe katër xhiro para fundit.

Shkëndija regjistron 6 fitore të njëpasnjëshme ndaj Borecit, ndërsa nesër do të kërkojnë të shtatën me radhë.

Ndeshja Shkëndija – Boreci zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 13:00.

Related Articles

Back to top button
Close
Close