LajmeSport

Shkëndija mposht Strugën, “turpërohet” Shkupi

Sezoni pranveror i kampionatit elitar nisi me superduelin mes Shkëndijës dhe Strugës, ku tetovarët triumfuan me rezultatin 2-0.

Shkëndija triumfoi 2-0 në supersfidën e pretendentëve ndaj Strugës, në Maqedoninë e Veriut.

Ndeshja e javës së 17-të u zgjidh në minutat e fundit pas një rezistence të gjatë të miqve.

Sebastian Spahiu zhbllokoi shifrat në minutën e 79-të, ndërsa fitorja u vulos nga debutuesi Fahd Nzengue në të 88-tën.

Sulmuesi i ardhur nga Brera shënoi golin e parë me fanellën kuqezi pas një asistimi të Spahiut. Me këtë sukses, Shkëndija ngjitet në kuotën e 39 pikëve, në vendin e tretë me 39 pikë, 3 më pak se Vardari kryesues, ndërsa Struga mban vendin e dytë me 41 pikë.

Ndërkohë, në Çair situata mbetet alarmante pasi Shkupi pësoi një humbje turpëruese 0-6 ndaj Tikveshit. Kjo humbje thellon krizën e ekipit kryeqytetas, i cili po kalon periudhën më të errët në histori dhe mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close