KurioziteteLajme

Shkencëtarët zbulojnë mbetjet e një foleje Dinosaurësh

Shkencëtarët zbulojnë se dinozaurët kanë qenë kafshë me gjak të nxehtë dhe ndryshimi i klimës ka qenë me rëndësi për ta.

Zbulohen në Arktik mbetjet e një foleje dinozaurësh. Sipas paleontologëve, disa mbetje fosile tregojnë se dinozaurët ndërtonin foletë e tyre mes akullnajave, ku të vegjlit lindnin e transferoheshin pasi ishin rritur.

Zbulimet janë gjetur ne Veri të Alaskës, në brigjet e lumit Colville, dhe në pah kanë dalë disa këlyshë të porsalindur.

Sipas ekspertëve, ky zbulim përmbys hipotezat e ngritura deri më sot, që dinozaurët migronin drejt vendeve me të nxehta për të ngrohur vezët e tyre. Ky kërkim shpjegojnë ata, përforcon idenë se dinozaurët ishin kafshë me gjak të nxehtë, dhe jo gjakftohtë si reptilët.

Pra ky zbulim duket se konfirmon se dinozaurët, jetonin në lartësitë e tokës e vende të ftohta rreth 70 milionë vjet më parë, e madje mund të riprodhoheshin atje dhe ndryshimi I klimës duket se ka qenë I rëndësishëm për mbijetesën e tyre.

Studimi mban firmën e e universiteteve amerikane të Alaskës dhe Floridës dhe është publikuar në revistën shkencore “Current Biology”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close